Mançini: Nuk iki!

Lajmet nga Amerika konfirmojnë një tension të krijuar me Mançinin dhe shoqërisë zikaltër, por vetë tekniku italian është mundur të zbusë disi situatën. “Mediat kanë folur për mundësinë e dorëheqjes, unë jo. Nuk kam thënë kurrë që ka tension apo që do të largohem. Unë jam këtu dhe si gjithnjë me punën time dua të përmirësoj Interin. Dhe shpresoj që të njëjtën gjë të bëjnë edhe të tjerët. Nuk kam lidhje me tensionet që fliten në media, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën për fillimin e sezonit. Unë bëj trajnerin dhe Thohir bën presidentin dhe ai mund të thotë ç’të dojë. Për Candreva-n nuk flas, sepse është një futbollist i Lazios”, u shpreh Mançini.
Skuadra zikaltër barazoi 1-1 përballjen miqësore me Estudiantes dhe Mançini u shpreh i kënaqur me lojën. “Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe mund të bënim edhe 3 gola të tjerë. Më pas patëm një rënie, edhe pse duhet të pranojmë që kemi pak futbollistë”, deklaroi Mançini.
Roberto Mançini hodhi edhe njëherë tjetër poshtë zërat që flasin për një largim të mundshëm të tij nga Interi, por në të njëjtën kohë nuk nguroi të thumbonte drejtuesit e klubit zikaltër, presidentin Erick Thohir dhe pronarët e rinj kinezë. Në New York, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj argjentinasve të “Estudiantesit”, teksa golit të realizuar nga japonezi Yuto Nagatomo që në fillim iu përgjigj Desabato në fundin e pjesës së parë. Pas miqësores së zhvilluar ndaj skuadrës argjentinase, Mançini intervistuar nga mediat theksoi se, nuk ka aspak ndërmend të japë dorëheqjen nga stoli zikaltër: Më keni dëgjuar të flas ndonjëherë për diçka të tillë, unë ndodhem këtu dhe punoj për të përmirësuar Interin”, deklaroi tekniku italian.
Më tej 51-vjeçari nga Iesi thumboi drejtuesit, duke u shprehur: “Shpresoj që edhe të tjerët të punojnë për ta bërë Interin më të fortë”. I pyetur për tensionin që ekziston mes tij dhe krerëve më të lartë të klubit, Mançini u përgjigj në mënyrë diplomatike, duke shtuar sa ai punon vetëm për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën për fillimin e kampionatit. Lidhur me deklaratat e fundit të presidentit Thohir, trajneri theksoi se ai është presidenti dhe mund të thotë çfarë të dojë. Përsa i përket afrimit të mundshëm të Candrevas, kalimi i të cilit te Interi është thuajse i sigurtë Mançini deklaroi se për momentin, Antonio është një futbollist i Lazios dhe nuk mund të flasë për të.
Mançini ka mohuar spekulimet e mediave se Mauro Icardi do të transferohet në Napoli. Mauro Icardi nuk ishte pjesë e Interit në ndeshjen miqësore ndaj Estudiantesit, i cili takim përfundoi baras 1:1. Mungesa e argjentinasit ka shtuar spekulimet se ai do të transferohet te Napoli, për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainut, i cili u transferua te Juventusi.
Por, Roberto Mançini ka mohuar këto spekulimet, duke zbuluar arsyen e mungesës në këtë takim, përcjell “Express”.  “Ai nuk ishte në fushë, sepse kishte probleme me shpatullën. Nuk do të kishte asnjë arsye që ta rrezikonim atë”, ka deklaruar Mançini. Ai gjithashtu ka mohuar spekulimet për transferimin e Antonio Candrevas nga Lazio. “Candreva është një lojtar i Lazio, jo i Inter”, shtoi ai.

Artikulli paraprakPaul Pogba, një hap larg nga United për 110 milionë euro!
Artikulli tjetërSarrit i mungon një telefonatë nga Higuain