“Mamaja nën rrënoja, askush nuk po kërkon”, djali apel për ndihmë

Djali i një gruaje, e cila rezulton e zhdukur nën rrënoja në një pallat disakatësh të fundosur në afërsi të stadiumit të Durrësit, ka bërë një apel drithërues për ndihmë direkt nëpërmjet emisionit “7 pa pesë” në Vizion Plus.

Ai ka deklaruar se mamaja e tij ndodhet nën rrënoja, por askush nga Emergjencat Civile nuk po përpiqet ta nxjerrë jashtë. Operacionet, sipas djalit të të zhdukurës, janë ndërprerë prej orës 17:00 të ditës së hënë.

Ai tha moderatores Pranvera Borakaj dhe gazetares Jona Macellari se kishte dëgjuar zëra nga thellësia e rrënojave deri të hënën në mesditë, por më pas fatkeqësisht asgjë tjetër.

Vizion Plus komunikoi me drejtorin e emergjencave civile, Haki Çako i tha se ishte vetë në Thumanë, por për këtë rast të rëndë në Durrës do të merrej vetë personalisht.

2 47

4 18

3 31

1 48

Artikulli paraprakBasha anullon vizitën në Athinë 
Artikulli tjetërMisteri/ Si qëndroi në ajër 8 orë vila 4 katëshe e famijes Lala dhe nuk u shpëtua dot…