Maliqi-Beqirit: O hajdut, o burgaxhi…

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi është përplasur ashpër me kryetarin e Partisë Uniteti Kombëtar, kërkesa e të cilit në Kolegjin Zgjedhor solli dhe argumentin e kësaj të fundit se 30 qershori i zgjedhjeve mbetet në fuqi.

Gjatë emisionit dritare me Rudinën, Maliti është përplasur ashpër me Idajet Beqirin (kryetarin e PUK), madje duke e cilësuar si një burgaxhi dhe hajdut. Maliqi u shpreh se Idajet Beqirin e dërgoi PS në kolegj zgjedhor.

Pjesë nga debati në “Dritare me Rudinën” në Neës 24:
Lefter Maliqi: Të detyruan të shkosh atje. Ti e ke Hazbiun e Leskovikut.
Idajet Beqiri: Nuk kam nevojë.
Lefter Maliqi: Do fitoke ti bashkinë. Të çuan aty.

Idajet Beqiri: Jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje. Kolegji Zgjedhor është vendimmarrja më e lartë. Unë nuk bëj politik.
Këta do të dalin jashtë luftimin sepse nuk janë për zgjedhje të lira. Janë jashtë Kushtetutës. KQZ-në e quajnë të paligjshëm. Kolegjin Zgjedhor e quajnë të paligjshëm. Po qe paligjshmëri e quajnë ligj këta.

Lefter Maliqi: Mos më fol mua për Saliun dhe Ilirin se Edi Rama i sheh në ëndërr. Kush je ti që mund të flasësh për këtë. Ke 30 vota të familjes tënde.
Idajet Beqiri: Ti ke 5 mijë vota. Unë kam 17 mijë vota. Katër herë më shumë se ty. Në gjysmën e Shqipërisë kam dalë në zgjedhje. Po nëndrejtor burgu.
Maliqi: Mua më vjen anash.
Idajet Beqiri: Kam parë mesazhin tënd për nëndrejtorin e burgut.
Lefter Maliqi: O hajdut, o burgaxhi. Bëre atë ankimimin pasi të tha Lali Eri dhe Edi Rama. Ku ke vota ti. Tani që të tha Kolegji do futesh.

Artikulli paraprakBraktisni Ramën, oligarkët dhe kriminelët, rruga e tij me fatale se e Ramiz Alisë
Artikulli tjetërPadia e Ramës ndaj gazetarit të Bild, reagon Qendra Europiane për Liri të Shtypit…