Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Korçë-Kapshticë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një mjeti. Mësohet se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Neviçisht, dhe është përplasur më pas me barrierat në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakKavajë, sherr me thika në lokal, plagoset rëndë një 44-vjeçar
Artikulli tjetërHumb jetën punëtori i ndërtimit në Fushë-Krujë