Kavajë, sherr me thika në lokal, plagoset rëndë një 44-vjeçar

Një 49-vjeçar, është arrestuar në flagrancë, pasi ka goditur me thikë një shtetas 44-vjeçar në qytetin e Kavajës. Shtetasi me inicialet A.M, banues në Tiranë, dyshohet se në fshatin Kryemadh, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B. 44 vjeç banues në fshatin Synej. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M. 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kryemadh, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B, 44 vjeç banues në fshatin Synej, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 88/1 e 279 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikulli paraprakArrestohet djali i ish-bosit të VEFA
Artikulli tjetërMakina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi