Mafja e trojeve në bregdet/ Largohet pa mbushr 3 muaj drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Viola Hima.

Pa kaluar 3 muaj nga emërimi i saj në këtë detyrë, një tjetër ndryshim është bërë në këtë institucion, i cili nuk operon më në Durrës, por është zhvendosur në Rinas.

Hima, më parë ka qënë drejtore e hipotekës së Vlorës, ku ndenji vetëm 3 ditë në punë: U emërua të premten e 29 majit dhe u dorëhoq të hënën e 1 qershorit 2020.

Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashin, e cila më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.

Rajmonda Dashi, drejtuesja e re është prezantuar nga nëndrejtoresha e ASHK, Risena Xhaja.

Artikulli paraprakSot mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, 4 pikat që do të diskutohen dhe zgjedhja e ekipit të ri
Artikulli tjetërBanorët e Laknasit në protestë kundër prerjes së pyjeve