Macron paralajmëron Netanyahun: Transferimi i detyruar nga Rafah do të ishte një krim lufte

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi kryeministrin Benjamin Netanyahu se çdo “transferim i detyruar i popullsisë” në Rafah do të përbënte një “krim lufte”. Lideri francez zhvilloi një bisedë telefonike me Netanyahun të dielën.

Macron dënoi gjithashtu njoftimin e Izraelit të premten për sekuestrimin e 800 hektarëve tokë në Bregun Perëndimor të pushtuar për vendbanime të reja.

Në telefonatë, Macron i tha Netanyahut se synonte të dërgonte një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bërë thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”.

Ai gjithashtu i kërkoi Izraelit të hapë menjëherë të gjitha pikat e kalimit në Gaza.

Ofensiva tokësore e planifikuar në Rafah është përballur me presion të madh ndërkombëtar, me paralajmërime se do të shkaktonte viktima masive civile dhe do të përkeqësonte krizën humanitare. Megjithatë, Izraeli ka këmbëngulur se është e nevojshme në fushatën e tij për të shkatërruar Hamasin.

Artikulli paraprakPavarësisht rreziqeve, gratë gazetare vazhdojnë misionin e tyre
Artikulli tjetërKompania pas resortit të Sazanit u themelua një vit më parë në parajsë fiskale