Lumi Shkumbin përmbyt dhjetra banesa në Elbasan, banorët pa asnjë ndihmë

Me sa duket reshjet e shiut në Elbasan nuk kanë ndërmend të pushojnë. Tashmë rreth 25 shtëpi pranë lumit Shkumbin janë përmbytur nga prurjet e lumit, po ashtu edhe shtëpitë në afërsi të zonës së ish-kombinatit metalurgjik.

E njëjta situatë paraqitet edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në lagjen “5 maj” ku rreth 15 banesa, janë nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut, që ka më shumë se 12 orë që bie pa u ndalur.

Në disa zona siç është ajo në Bugjes, dhe Papër, shtrati i lumit Shkumbin ka dalë duke rrezikur rreth 100 shtëpi.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, probleme si pasojë e reshjeve ka edhe në fshatin Hajdaran, si dhe në qytetin e Cërrikut, ku me dhjetra hektarë janë nën pushtetin e ujit.

Sasi të mëdha të reshjeve rrezikojnë daljen dhe të përroit të Gurrës në fshatin Shushicë, si dhe përroi i Kushes në Bradashesh.

Në fshatin Çengelaj-Peqin aty ku është dhe stacioni i matjes së nivelit të ujit, bëhet e ditur se shtrati i lumit po arrin maksimumin, dhe nëse do të hapeshin të gjitha portat e tij, situata nga fshati Çengelaj e deri në grykë-derdhjen e lumit në detin Adriatik, mund të përkeqësohet.

“RD” kontatktoi me disa nga banoret e permbytur te cilet ankohen se nuk kane asnje ndihme nga strukturat e pushtetit.

Artikulli paraprakBasha: Zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie kujdestare pa Edi Ramën kryeministër
Artikulli tjetërGoditja e Zërit të Amerikës: “Venecia” rrëzoi qeverinë Rama, Dvorani shkeli ligjin