Lulzim Basha: Ja pse ndërkombëtarët toleruan vjedhjen e zgjedhjeve në 2021 nga Edi Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha në një intervistë për Ora News dhënë gazetarit Isa Myzyraj ka thënë se faktori ndërkombëtar ka toleruar vjedhjen e zgjedhjeve të 2021 pasi sipas Bashës fitoj fabula që pas tij qëndron Sali Berisha.

Lulzim Basha: Ajo që mund të themi me siguri është që Edi Rama u tolerua në vjedhjen e zgjedhjeve në 2021 edhe për shkak të dyshimit që faktori ndërkombëtar pati për shkak të fabulës së përzier mes të sotmes së opozitës dhe të djeshmes. Në veçanti për shkak të dyshimeve mbi dy autoritete jetëgjata të opozitës që vazhdonin të derdhin hijen e tyre mbi aktivitetin opozitar, megjithatë kjo nuk e shfajëson aspak vjedhjen e zgjedhjeve të 2021.

Isa Myzyraj: Ish-bashkëpunëtorët tuaj, miqtë tuaj që aso kohe keni ngrënë dhe pirë së bashku, ju kanë akuzuar se i keni shitur zgjedhjet e 2021. A ekziston një mundësi e tillë?

Basha: Sigurisht që jo. Ata i bashkohen një kori njerëzish që gjithë karierën e tyre e ndërtojnë mbi pazare. Masakra zgjedhore u tolerua, sepse fitoj fabula  që Lulzim Basha nuk është kryetari i vërtetë i Partisë Demokratike.

Isa Myzyraj: Nga kush u tolerua?

Basha: Nga ndërkombëtarët është e qartë. U pranua fabula e servirur me kujdes dhe një kohë të gjatë që Lulzim Basha nuk është kryetar i vërtetë I Partisë Demokratike  por është Sali Berisha, është Ilir Meta, këta kanë përvojë me shtetin, pra ishin: hiq Ramës, sill këta të dy.

Pra u tolerua vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama për shkak edhe të fabulës që PD i shërben një axhendë ekstra, që i përket dy individëve.

Artikulli paraprakMbeten në burg/ Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kreun e ARRSH Evis Berberi dhe bashkëpunëtorët e tij
Artikulli tjetërI akuzuar si pjesë e dosjes 5D, drejtori i Bashkisë së Tiranës, Enton Punavija paraqitet në SPAK