Lukashenko: “Janë arrestuar 20 persona të armatosur”

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko ka thënë dje se rreth 20 militantë të armatosur, të cilët kanë planifikuar “provokim të armatosur” në Bjellorusi, janë arrestuar.
Lukashenko pretendon se të dyshuarit janë trajnuar në kampet e militantëve në Bjellorusi, Ukrainë dhe “me gjasë” në Lituani dhe Poloni. Ai gjithashtu ka akuzuar se burime në Lituani dhe Poloni, financojnë aktivitetet e të arrestuarve.
Deklarata e Lukashenkos vjen vetëm një ditë pasi ai tha se kundërshtarët politikë në vend, dëshirojnë “të krijojnë tensione në Bjellorusi” dhe se ata, sipas tij, “kanë mbështetje financiare nga Perëndimi dhe shërbimet sekrete”.
Mijëra bjellorusë janë duke protestuar për një taksë ndaj të papunëve.
Protestat kanë vazhduar edhe pse Lukashenko e ka tërhequr këtë taksë.
Më shumë se 150 protestues janë arrestuar që prej 1 marsit. Dhjetëra të tjerë ose janë gjobitur ose janë dënuar deri me 15 ditë burgim.
Nuk ka pasur raportime se protestuesit kanë qenë të armatosur.

Artikulli paraprakSi shkeli “Air Serbia” marrëveshjen e Brukselit
Artikulli tjetërKush kërkon të influencojë në Ballkan?