Lufton ankthin dhe depresionin, njihuni me vitaminën që mund të jetë ilaçi i së ardhmes

Ndjenja e ankthit është një emocion që shumica e njerëzve përjeton kohë pas kohe. Shkaku apo shkaqet e sakta të çrregullimeve të ankthit janë ende duke u studiuar, por hulumtuesit besojnë se shumë prej këtyre çrregullimeve janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh.Studimet kanë treguar se situatat stresante mund të ndryshojnë mënyrën se si qelizat nervore transmetojnë informacion nga një rajon i trurit në tjetrin, ndaj eshte shume e rendesishme qe njerezit qe vuajne nga ankthi apo depresioni te trajtohen per te mos degraduar me tej.

Vitamina kundër ankthit
Ndonëse ka disa qasje të ndryshme për trajtimin e ankthit, siç janë këshillimi, terapia relaksuese dhe ndryshimet në dietën dhe mënyrën e jetesës, shumë prej njerezve që vuajnë nga çrregullimet mendore te formave te lehta përdorin medikamente. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një vitaminë e vetme mund të bëjë mrekulli për këta njerëz.

Niacina, ose Vitamina B3 është një nga vitaminat e kompleksit të tretshëm në ujë. Është thelbësore për riparimin e ADN-së, sintezën e hormoneve steroidale dhe metabolizmin e energjisë. Niacina ka aftësinë për të relaksuar arteriet duke rritur diametrin e tyre e në këtë mënyrë duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo vitaminë gjithashtu rrit nivelin e HDL *kolesteroli i mirë, duke reduktuar nivelet e LDL për të përmirësuar më tej shëndetin kardiovaskular. Niacina eliminon adrenalin e tepërt nga organizmin dhe rregullon hormonet. Marrja e përditshme e rekomanduar e niacinës ndryshon sipas moshës dhe gjinisë, prandaj konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtojcë te tillë.

Artikulli paraprakStudimi/ Produktet e higjienës dentare zvogëlojnë përhapjen e coronavirusit
Artikulli tjetërDebati i dytë presidencial, beteja për votuesit e pavendosur