Luftë nga klubet e mëdha

Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit, Javier Tebas, deklaron se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbirazhit Sportiv, {Tas}, ose Bashkimit Europian për të nisur një hetim ndaj Paris Saint Germain, nëse UEFA nuk do ta sanksionojë këtë klub për nënshkrimet e këtij sezoni. Edhe më parë Tebas ka palarajmëruar për një reagim të tillë, sepse ai pretendon se deklarimet e bëra nga PSG, por edhe Manchester City, janë artificiale.
Kërkojmë që PSG të respektojë “fair play”-in financiar. Deri më tani nuk e ka bërë diçka të tillë, kjo pasi deklarimet e klubit francez nuk korrespondojnë me vlerën e shpenzuar gjatë merkatos që ka zhvilluar. Tebas shton se marsin e kalur pati një takim me Presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, gjatë të cilit, i ka komunikuar vendimin e tij për ta denoncuar.
Presidenti 55-vjeçar konfirmon se gjithashtu ka analizuar llogaritë e deklaruara të klubit francez dhe ato të City-t përgjatë 5 sezoneve të fundit, përfshi këtu të drejtat televizive, blerjet, shitjet dhe të ardhurat komerciale dhe ka arritur në përfundimin se ato nuk përputhen me deklarimet e këtyre dy klubeve.
Konkretisht ai i referohet edhe kontratës që PSG ka nënshkruar me Qatar Tourism Authority, e cila sipas tij superon me dy ose tre herë marrëveshjen që kjo shoqëri ka nënshkruar me klubet e tjera të mëdha europiane. Në iniciativën e tij nuk do të bëjnë përjashtim as klubet e mëdha spanjolle, në veçanti Barcelona që humbi Neymar apo dhe Real Madrid, që nuk mundi të nënshkruante me francezin Kylian Mbappe.
Çfarë dëshirojmë është që të kemi një merkato që të ruajë normat financiare. Nëse do të vazhdojmë kështu brenda tre ose katër vitesh industria e futbollit do të kthehej në të papërballueshme për shumë vende. Kjo nismë do të ndërmerret vetëm për të zgjidhur dhe jo për krijuar probleme, siguron Javier Tebas.
Presidentit me origjinë nga Kosta Rica duket se i bashkohen edhe klube të mëdha të kontinentit si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United dhe Bayern Mynih, të cilat po krijojnë njëfarë presioni ndaj UEFA-s për të penalizuar PSG, që vetëm gjatë kësaj merkatoje shpenzoi 400 milionë euro për dy futbollistë.

Artikulli paraprakTension te Bajerni
Artikulli tjetërNëse Joseph Conradi do të kishte rrëfyer 11 shtatorin…