Lufta për hegjemoninë në Europën Juglindore

Ekspertët më të mëdhenj gjeopolitikë theksojnë prej rreth një dhjetëvjeçari “perspektivën europiane” për vendet e zonës ballkanike. Por sipas asaj që thonë të gjithë, në samitet më të mëdha të sektorit të klubit europian nuk ka asnjë lloj univociteti lidhur me afatin hyrës të vendeve të reja. Një prej motiveve buron nga fakti që aktualisht Ballkani paguan një situatë gjeopolitike absolutisht destabilizuese.
Pas vdekjes së Marshallit Tito, shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe luftërat civile që e pasuan, pavarësisht tentativave të ndërhyrjes diplomatike që kanë pasuar dora-dorës, strukturat administrative të vendeve të reja janë njollosur nga krime të tmerrshme dhe masakra të pashembullta në dëm të popullsive civile. Pasojat e këtyre ngjarjeve tragjike, të verifikuara më shumë se 25 vite më parë, influencojnë akoma sot strategjitë politike ndërkombëtare për sa i përket kësaj zone gjeografike të veçantë. Në fakt, për shumë njerëz është akoma shumë shpejt për ta harruar të kaluarën.
Ndodh kështu që Bashkimi Europian, i prekur nga një stanjacion ekonomik dhe i kaplluar nga një krizë politike e brendshme po kaq të dukshme (Brexit në krye), duhet që të përballojë një kundërshtar të ri që avancon nga Lindja. Duke lënë mënjanë rëndësinë jetike që ka gazsjellësi South Stream, i cili lidh me fije të dyfishtë ekonominë e të gjithë zonës ballkanike me Rusinë e Vladimir Putinit, shumë më interesant rezulton bashkëpunimi ekonomik gjithnjë e më i ngushtë që po verifikohet midis qeverisë serbe dhe asaj kineze. Serbia, vend i karakterizuar nga një ekonomi e brendshme relativisht e vogël, por e pajisur me kapacitete zhvillimi të ardhshëm të konsiderueshëm, ka përfituar kohët e fundit 1.5 miliard dollarë financime nga qeveria kineze. Veç kësaj, fakti që Beogradi ka organizuar në vitin 2014 samitin e “Rrugës së re të Mëndafshit të shekullit XXI” nuk është një rast i thjeshtë. Në fakt, në kryeqytetin serb kompanitë kineze kanë nisur tashmë të ndërtojnë autostrada, hekurudha e infrastruktura dhe prodhuesit më të mëdhenj kinezë të çelikut kanë marrë tashmë disa prej stabilimenteve më të rëndësishëm prodhues kombëtarë, strategjikisht të vendosura në afërsi të porteve mbi Danub.
Në këtë aspekt, Brukseli paguan paaftësinë e përballimit të diversifikimit ekstrem socio-politik që karakterizon të gjithë zonën. Kroacia katolike, Serbia ultraortodokse dhe Bosnja myslimane, të cilëve u shtohet edhe Shqipëria, përbëjnë një terren të minuar në kuptimin e vërtetë të fjalës për Bashkimin Europian, që faktikisht nuk arrin të planifikojë një rrugëtim politik unik dhe impersonal për të garantuar hyrjen në Europë të secilit vend ballkanik. Veç kësaj, ekspansioni europian në Ballkan pengohet edhe prej vështirësisë nga ana e popullsisë sllave për të pranuar një pranim eventual të strukturës atlantike, domethënë pikërisht në atë entitet ushtarak që 25 vite më parë udhëhoqi ndërhyrjen ndërkombëtare në luftën civile.
Duke thënë këtë, vjen spontane për pasojë të bëhen disa konsiderata të natyrës gjeopolitike, që tregojnë drejtimin që Europa do të duhet të ndjekë në zbatimin e politikës së jashtme të saj: në nivel ekonomik është strategjikisht i pamohueshëm interesi europian për t’u shtrirë në zonën e Ballkanit, e konsideruar një prej zonave me rëndësi europiane me treguesin më të lartë të potencialitetit të zhvillimin ekonomiko-industrial për të ardhmen e afërt; në planin politik ndërkombëtar, humbja e influencës nga ana e Europës në zonat ballkanike përtej Adriatikut do të nënkuptonte avancimin e pandalshëm të frontit ruso-kinez, me pasoja negative të mundshme evidente në të gjithë zonën; në nivel strategjik, zona ballkanike rezulton sot më shumë se kurrë jetike që të mund të ushtrohet kontrolli i flukseve migratore të mëdha që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika Veriore drejt Europës, rregullimi i munguar i të cilëve mund të çojë në ndodhjen e situatave të mundshme të emergjencës sociale në të gjithë territorin europian; së fundmi, në planin e sigurisë nuk duhet harruar se shumë prej foreign fighetrs që kanë mbushur radhët e ISIS-it kanë ardhur pikërisht nga komunitetet myslimane ballkanike. Për pasojë, nëse zgjerimi i sferës së influencës së vet mbi Ballkan është në ditët e sotme një aspekt strategjik i domosdoshëm dhe jo më i shtyshëm për Brukselin, po aq jetik do të jetë impenjimi i nation-building që Bashkimi Europian duhet të marrë përsipër ndaj këtyre shteteve. Në fakt, një rivlerësim i standardeve ekonomike të hyrjes dhe një zbutje eventuale e politikës së rreptësisë financiare duhet të jenë detyrimisht parimet bazë të një politike të jashtme hipotetike të ardhshme europiane në zonën ballkanike. Veç kësaj, procesi i stabilizimit në brendësi të komunitetit europian i vendeve ballkanike nuk mund të dalë jashtë nga një qasje politiko-strategjike që të mbushë hendekun gjeopolitik aktual ndaj vendeve të tilla, hendek që vetë Europa ka kontribuar të krijohet me adoptimin në të kaluarën të disa çështjeve politike përtej saj. Aktualisht, “shtetet e dobëta” të zonës ballkanike nuk arrijnë që të nisin proceset e reformave të nevojshme që të uniformohen me parametrat europiane dhe kështu që nuk arrijnë ta mbushin hendekun me Brukselin. Ky fakt i shtyn administratat qeveritare të shteteve ballkanike, të nënshtruara ndaj presioneve të brendshme të popullsisë së prekur nga nivele papunësie që shkojnë nga 25 deri në 30 për qind për të kërkuar gjetjen e rrugëve të reja për t’u përshkuar që çojnë në zhvillimin ekonomik. Ja pse Bashkimi Europian duhet absolutisht ta përmbysë këtë tendencë: humbja gjeopolitike e Ballkanit do ta ridimensiononte shumë politikën ekonomike europiane të brishtë. Prandaj procesi politik përfshirës europian duhet të jetë patjetër dinamik, i personalizuar dhe strategjik.
(Nga Geopoliticus)

Artikulli paraprakKu bien dakord Kina dhe Rusia?
Artikulli tjetërMelania Trump, fjalimi si një emigrante