Lubonja: Rama para prokurorëve për firmën fantazmë amerikane që përlau 30 milionë euro

Fatos Lubonja kërkon daljen e Ramës para prokurorëve për skandalin me firmën fantazmë të Unazës së Re që ka përfituar 18 milionë euro me dokumenta të falsifikuara.
Analisti i njohur Fatos Lubonja, e cilësoi protestën e studentëve si një tregues që në Shqipëri do të ketë një liri më të shtuar.
Në një lidhje me ‘Skype’ me rubrikën Opinion në News 24, Lubonja tha se studentët në takimet me Ramën nuk kanë treguar vetëm hallin e tyre, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij vuan nga një frikë e madhe.
“Ka evoluim në kuptimin se një pjesë e mirë e studentëve po shprehin një pakënaqësi më të madhe se e tyre, si për shembull keqqeverisja.
Përplasja e Ramës me studentët në Vlorë, tregoi jo vetëm hallin e tyre, por edhe të shoqërisë. Studentët nuk janë politizuar saç duhet në kuptimin e mirë të fjalës.
Ka një koshiencë dhe një kuarajo për ti thënë gjerat dhe kjo është pozitive. Mendoj se Ramës nuk i ka ecur aq sa duhet me atë që me dialog kërkon ti çojë në shtëpi studentët, sepse edhe përplasjet e studentëve kanë treguar shumë gjëra. Kjo iu jep kuarajo atyre për të rezistuar”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek skandali i Unazës së Re, ndërsa shtoi se Rama duhet të ishte para prokurorëve për të dhënë shpjegime për aferën korruptive të tenderit abuziv.
“Dialogu që do të bënte Rama këto ditë do të ishte me prokurorët për ato milionat e vjedhura. Ky është dialogu që duhet të kishte ndodhur. Prokuroria nuk jep asnjë kurajo.
Një djalë në Vlorë i tha Ramës, besoj e keni ndjekur: Se shpresoj të mos pushkatohet nga ajo që do them. Besoj se so të ketë hapa përpara, për më shumë liri”, shtoi Lubonja.
Lubonja dha edhe arsyet se pse sipas tij kjo lëvizje e studenteve duhet të politizohet në mënyrë që të mos arrihet vetëm zgjidhja e çështjeve personale, por të shkohet më tej.
“Mendoj se kjo lëvizje ka nevojë të politizohet në kuptim që studentët të kenë një lëvizje me kërkesa politike përtej hallit të tyre. Në këtë kuptim nuk di se sa janë të ndërgjegjshëm.
Pakënaqësia që ka prodhuar ky lloj regjimi do vazhdojë të prodhojë skandale. Kjo protestë ka ndërgjegjësuar studentët në rrugën e tyre dhe nëse shuhet diçka do ndizet sërish. Në fund të fundit zgjidhja nuk iu vjen nga çështjet personale, por duke arritur tek e keqja”- tha Lubonja.

unaza 11544172601

Artikulli paraprakDevijimi Lanës dhe shembja e 200 banesave për pallatet e trafikantit, PD: 4 pyetje për Ramën dhe Veliajn
Artikulli tjetërIbrahimi në krye të KLP për të shpëtuar Ramën nga burgu prej SPAK