Lubonja-ndërkombëtarëve: Të mbështesësh këtë qeveri është antishqiptare, ti jepet ultimatum Ramës

Publicisti Lubonja i është drejtuar ndërkombëtarëve duke bërë një thirrje të fortë se mbështetja e kësaj qeverie dhe e Ramës në këto momente është antishqiptare. “Ky vend është në një moment dramatik. Vendi ka një ekonomi kriminale dhe njeriu që i ka dalë garant kësaj ekonomie është Edi Rama”, tha Lubonja.
Publicisti është shprehur hapur kundër hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë në këto moment. Lubonja lëshoi kritika të forta ndaj ramës në lidhje me dëshirën për të shembur Teatrin Kombëtar “çfarë shteti mund të jemi kur ky Kryeministrë kërkon të ndërtojë 6 kulla duke shembur Teatrin”, tha Lubonja. Ai kërkon jo vetëm mos hapjen e negociatave nga BE për këtë qeveri, por Lubonja thotë se është koha që ndërkombëtarët duhet të japin një ultimatum të fortë kundër Ramës dhe qeverisë së tij.
Sipas tij, çdo vendim në favor të hapjes së Negociatave do ti shërbente krimit dhe ekonomisë së saj të përfaqësuar nga Rama.
Lubonja ka ngritur zërin edhe ndaj intelektualëve që heshtin. “Eshtë edhe faji i tyre kjo gjendje. Shikojini këta specialistë ku hanë dhe ku pinë që kërkojnë të shembet Teatri. Këta janë specialist që duan të jetojnë duke shembur Tiranën përmes përfitimeve nga lejet e ndërtimeve dhe e kanë kthyer Tiranën në një gurore”, tha Lubonja. “Kjo që po ndodh me Teatrin eshte nje vandalizem shteteror”, tha Lubonja.

Artikulli paraprakBanorët e Kukësit paralajmërojnë Ramën: Gati të ngrihemi sërish, nuk paguajmë as 10 lekë për Rrugën
Artikulli tjetërKush është 60-vjeçari që u vra më armë zjarri në punishte, policia fshehu ngjarjen