Kush është 60-vjeçari që u vra më armë zjarri në punishte, policia fshehu ngjarjen

Një person, i identifikuar si Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç, është gjetur pa shenja jete në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.
Fillimisht u mendua se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e prokurorisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij dhe vrasjes me armë. Ku është konstatur një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda.
Kanë qenë familjarët e tij që kanë gjetur 60 vjeçarin të pa jetë në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bërë edhe transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.
Mehdi Kavaja kishte vite që kishte punishten në lagjen Tophane ku kishte edhe shtëpinë, por nuk kishte konflikte me askënd.
Ende nuk ka një pistë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje. Policia e Shkodrës ka nisur hetimin. Familjaret e kanë gjetur të pa jetë.

auto fhd1529341599

Artikulli paraprakLubonja-ndërkombëtarëve: Të mbështesësh këtë qeveri është antishqiptare, ti jepet ultimatum Ramës
Artikulli tjetërSi po grabiten pronat publike nga zyrtarët socialistë në Korçë