Lubonja “godet” Ramën për dalejn në RAI: Anomali shqiptare, më i shëmtuar ishte edhe qëndrimi i Igli Tares

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” përmes lidhjes direkte nga Italia, analisti Fatos Lubonja ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në Rai Uno në emisionin “Porta a Porta”.
Sipas tij, vajtja e Ramës në Itali për propagandë është anomali shqiptare duke theksuar se, nuk ka asnjë kryeministër në Ballkan apo më gjerë që të bëjnë të njëjtën gjë.
Lubonja nuk kurseu as gazetarin italian Bruno Vespa, moderatorin e emisionit në fjalë.
“Është një anomali shqiptare. Nuk ka kryeministër në botë të shkojë dhe të bëjë propagandë të vendit të vet diku. Keni parë ju kryeministër të Ballkanit, Gjukanoviç apo të tjerët rreth e rrotull të shkojnë e të thonë shikoni sa mirë është atje. E para kjo.
E dyta, në qoftë se është fjala për të krijuar një njohje të problemit shqiptar nga mediat italiane, praktikat janë që shkojnë të dërguarit dhe bëjnë kronika, intervistojnë njerëz, pyesni opozitën, të pavarur etj. Kurse këtu shkon kryeministri të rregullojë imazhin.
E treta, që është e bezdisshme që ne shqiptarët akoma bëjmë politika t’u mbushim mendjen të huajve se kush është i miri apo i keqi. Akoma sillemi si protektorat dhe nuk ndërtojmë politikanë që kanë mbështetjen e vendit të tyre”, u shpreh ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.

Lubonja e konsideroi si skandal emisionin e Bruno Vespës me Ramën, pasi ai kishte marrë 3 persona në studio që mbështesnin Ramën.
“I fundit është skandali i gazetarit Bruno Vespa që edhe gazetarët më të këqij në Shqipëri mund të mburren. Mori kryeministrin këtej dhe mori tre njerëz që mbështesin kryeministrin. Nuk bën vaki. Më e shëmtuar ishte edhe qëndrimi i tyre. Siç ishte Igli Tare që tha se, u dogj një gomë edhe u prish imazhi i Shqipërisë. Është një gjë e mjerueshme. Po jemi prapë në kontekstin që fola është i legjimituar se ai është i majtë dhe gjithë imazhin e tij e ka bërë me propagandë. Nuk po flas për Bruno Vespën se ai është një nga gazetarët më të papëlqyer në Itali. Kjo është pjesë e pragmatizmit tonë. Ne duhet të bëhemi shpëtimtar të vetvetes”, tha ndër të tjera Fatos Lubonja.

pirgi

111

Artikulli paraprakLufta e Shteteve të Bashkuara kundër Huawei
Artikulli tjetërSkandal! Denoncoi vjedhjen e motorit në komisariat, policia e arreston