Lopetegui e thyen heshtjen pas një viti turbulent: S’flija, s’e dija ku isha!…

Vitit 2018 ishte me ngritje dhe ulje për Julen Lopeteguin. 52-vjeçar u shkarkua nga posti i trajnerit të Spanjës tri ditë para fillimit të Kupës së Botës, pasi e kishte bërë publike marrëveshjen për ta marrë drejtimin e Real Madridit pas përfundimit të turneut veror.
Vetëm tre muaj pas qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu, Lopetegui u shkarkua pas një ecurie prej pesë humbjeve në shtatë ndeshjes, me turpërimin 5:1 nga rivali Barcelona që ishte kulmi, transmeton Gazeta Express.
Në intervistën e tij të parë që prej largimit nga Reali, Lopetegui ka folur për BBC-në rreth vitit të tij turbulent.
“Nuk ka qenë e lehtë për mua. Punuam shumë fort për dy vite, dhe ndienim se ishim të gatshëm për një paraqitje fantastike në Kupën e Botës”, tha Lopetegui.
Ai beson se u shkarkua pa të drejtë nga Federata e Futbollit e Spanjës.
“Ishte moment shumë i vështirë, të cilin nuk do ta harroj kurrë sepse ishte befasi. Ishte shumë e padrejtë”, tha ai.
Gjatë kthimit të tij nga Moska, ai nuk e kishte nxjerr as edhe një fjalë nga goja për pesë orë të tera.

“Fluturimi nga Moska në Madrid zgjati pesë orë dhe unë nuk e thashë asnjë fjalë, por kështu e ka jeta. Ishte përvojë e vështirë”, theksoi ai.
Një ditë pas largimit të hidhur nga Rusia, Lopetegui nuk mund t’i kontrollojë emocionet derisa u zyrtarizua si trajner i Real Madridit para mediave.
“Nuk flija: nuk e dija ku ndodhesha. Një ditë qesh në Rusi duke stërvitur për Kupën e Botës, ditën tjetër isha në Santiago Bernabeu me një ekip të ri”, tha ai.
Ndeshja e parë e Lopeteguit në stolin e Madridit përfundoi me humbje në kohën shtesë kundër Atletico Madridit në Super Kupën e Evropës. Por, ekipi i tij reagoi mirë duke i fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e radhës, përfshirë takimin me Romën me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Real e fitoi vetëm një ndeshje në shtatë takimet e radhës dhe Lopetegui u shkarkua më 29 tetor pas humbje 5:1 kundër Barçës në Camp Nou.
“Patëm fillim të mirë, ekipi po luante mirë por pastaj patëm tri javë të këqija. Ne mendonim se kjo situatë do të kalonte”, theksoi ai.
“Nuk pata kohë, kështu mund ta shpjegoj më së miri”, insistoi ai.

Artikulli paraprakRamos i ndryshon fjalët për incidentin e kartonit të verdhë
Artikulli tjetërEdi Rama – The End!…