Lobimi rus/ Kreshnik Spahiu: Britanikët dhe Amerikanët e dinë të vërtetën, po të kishin dyshime nuk investoheshin politikisht te Lulzim Basha

Analisti Kreshnik Spahiu analizoi në emisionin ‘Review’ në ‘Euronews Albania’ shkrimin e ‘BBC’ në të cilin komentohej edhe lobimi i PD në SHBA.

“Në të gjithë këtë historinë që ne diskutojmë, ka dy faktor determinnant që kanë informacion më shumë se të gjithë ne për çështjen e financimit të partive politike dhe Partisë Demokratike në SHBA. E para është vet SHBA-ja. Të jeni të sigurtë që inteligjenca amerikane, pra Shërbimi inteligjent amerikan, ka dijeni nëse këto janë para ruse apo jo, nëse janë para të pastra apo jo, nëse janë para legale ose ligjore apo jo. Dhe në të njëjtën kohë, edhe shërbimi britanik i cili është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shërbimit amerikan, padyshim që ka dijeni. Ajo që ma bën shumë të koklavitur të gjithë ekuacionin është që, në këta liderët politik, autoritetet amerikane dhe britanike nuk e kanë përfshirë Lulzim Bashën si person “non grata” dhe e stimulojnë dhe e investojnë politikisht si lider.”- tha Sapahiu.

Më tej Spahiu deklaroi se kjo histori e nisur në 2017, ka nxjerrë në pah një kontrast mes qëndrimit të autoriteteve të SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe pretendimeve mediatike, të cilat mund shuhen banalisht në të ardhmen.

“Domethënë, arsyen pse vet autoritetet amerikane deri në nivelin e drejtuesve të Departamentit të Shtetit, apo të Departamentit të Drejtësisë e me radhë që mbajnë kontakt me Lulzim Bashën, apo ambasadorët përfshirë edhe me Britaninë e Madhe, ka një kontrast mes medias, akuzave që media amerikane dhe britanike adreson ndaj Lulzim Bashës dhe marrëdhenieve diplomatike që mbajnë autoritetet amerikane që mbajnë me vet Lulzim Bashën. Mund të ndodh që kjo histori të jetë shumë banale.”

Artikulli paraprak2023, shqiptarët paguan 100 milionë euro për të siguruar makinat
Artikulli tjetër“Shanset e tyre janë të vogla, por ata nuk dorëzohen”, Ballkani Perëndimor dhe kërkesat për azil, mediat gjermane: Përfitojnë nga ndihmat sociale, por…