Lleshi nis reprezaliet në Kukës, procedohen 13 persona pse protestuan kundër Ramës!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka nisur reprezaliet ndaj banorëve të Kukësit. 13 persona janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë pasi morën pjesën në protestën kundër kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Kukës.

Në njoftimin e policisë së Kukësit thuhet: Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

policia kukes 4

policia kukes 5

policia kukes 3

policia kukes 1

Artikulli paraprak“E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës”/ Ironia therëse e Akademikut për vizitën e Ramës në Kukës
Artikulli tjetërDuke punuar të gjithë bashkë do ta bëjmë Autizmin të flasë…