Llesh kimiku vazhdon terrorin ndaj banorëve të Unazës së Re, arrestohen 3 protestues të tjerë

Policia e Llesh kimikut, e urdhëruar nga Rama kanvazhduar edhe gjatë natës presionin ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej afro një viti kundër shembjes së banesave të tyre nga mafia e instaluar në pushtet.

Mëngjesin e sotëm, 3 protestues të tjerë janë arrestuar duke e çuar në 6 numrin e protestuesve të ndaluar.

Dhuna policore është përshkallëzuar dy ditët e fundit, ku justifikim po përdoret bllokimi i rrugës nga protestuesit.

Ndërkohë që pas këtij akti fshihet dëkurajimi i protestuesve të cilët për hir të së vërtetës me qëndresën e tyre e kanë nervozuar së tepërmi kryeministrin dhe veglat e tij qorre në pushtet.

Komunikata e Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
E. F., 27 vjeç;  R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Artikulli paraprakGenocid ndja banorëve të Unazës së Re, Balliu: Rama ka vërtetuar se është i biri i babait komunist të ndyrë
Artikulli tjetërBerisha reagon pas reportazhit të Rai3: Xibraka e Olsit pika botërore e mjaltit për Kokainën!