Liverpuli kërkon portier

Iker Kasijas mund të kthehet përsëri protagonist me një skuadër të rëndësishme, pasi ka nisur kontaktet me Liverpulin, për të luajtur vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve me anglezët. Sipas mediave spanjolle, kjo është një nga ofertat në të rëndësishme që i ka mbërritur portierit spanjoll dhe ai ka marrë në konsideratë idenë që ta shqyrtojë me prioritet.
“AS” bën të ditur se 36-vjeçari po largohet nga Porto, ndonëse ka një kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm. Për momentin, përveç Liverpulit, ai ka marrë oferta edhe nga Turqia, Kina, Katari si dhe klube të tjera në Angli.
Simon Minjolet është zgjedhja e parë për skuadrën e Klop, por me afrimin e Kazijas, klubi anglez do të kishte një portier me shumë eksperiencë për kampionatin e sidomos për Ligën e Kampioneve. Prapavija e Liverpulit ka lënë për të dëshiruar në kampionatin e kaluar, duke pësuar 42 gola.

Artikulli paraprakGjashtë ministrat e rinj betohen në Presidencë
Artikulli tjetërSkandal, po digjen dokumentet e korrupsionit në Ministrinë e Financave