Liverpool “keqtrajton” Spartakun

Liverpool-it i duhej fitorja për të siguruar vendin e parë të renditjes së Grupit E ndaj Spartakut të Moskës dhe skuadra e Jurgen Klopp ka keqtrajtuar rusët në Anflied me rezultatin 7-0. Ishte një mbrëmje festive në qytetin e Liverpulit teksa katërshja e sulmit të Kuq Salah, Mane, Coutinho dhe Firmino kanë dhuruar edhe një herë tjetër spektaklin e zakonshëm.
Ndeshja mund të quhej e mbyllur që në minutën e 20’ pas tre golave të Coutinho (2 herë) dhe Firmino, por Liverpool kishte të njëjtin avantazh edhe ndaj Sevilla-s herën e fundit dhe ndeshja përfundoi barazim. Pra, tifozët ishin të shqetësuar mbase edhe pas avantazhit të trefishtë, por këtë herë të besuarit e Klopp nuk e ulën ritmin, duke shënuar edhe tre gola të tjerë pas pushimit. Ndërkohë Sevilla-s i mjaftoi një pikë me Maribor për të kapur vendin e dytë në renditje.

Artikulli paraprakBanorët përplasen me kryebashkiakun e Ramës: Gjeni zgjidhje mos na sillni patate
Artikulli tjetërPorto kualifikohet me “goleadë”