Liverpool gati të “blindojë” Coutinho

Philippe Coutinho te Liverpooli deri në vitin 2022. The Reds janë gati të blindojnë xhevahirin e tyre me një kontratë të re afatgjatë. Për të shmangur interesin e Paris Saint Germain drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna për të bindur brazilianin të firmosë marrëveshjen e re me Liverpoolin. 24-vjeçari nga Rio De Janiero është pjesë e Liverpoolit që prej 2013-ës.
Falë paraqitjeve të tij me klubin e Kuq gjatë kësaj periudhe, Coutinho ka ngjallur interesin e disa prej skuadrave më të mëdha të Europës. Në 153 paraqitje deri tani me Liverpoolin ish-lojtari i Interit ka realizuar 32 gola. Ky sezon ka nisur akoma edhe më mirë për Coutinhon, që ka shënuar 4 gola në 7 ndeshje. Braziliani është një lojtarët tek të cilët trajneri Jurgen Klopp dëshiron të mbështetet fort edhe në të ardhmen kështu që, lamtumira e 24-vjeçarit nga Anfield Road është thuajse e pamundur. Nga kontrata e re e cila do të skadojë në vitin 2022, lojtari do të përfitojë një pagë dukshëm më të lartë se ajo aktualja.

Artikulli paraprakMaradona e sulmon
Artikulli tjetërRaul, lojtari më i mirë i kampionatit spanjoll