Lirohet miku i Taulant Ballës që u arrestua për korrupsion

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e arrestit për 3 sekserët e arrestuar pak ditë më parë, të cilët merrnin para nga studentët për t’u “rregulluar” provimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Njëri prej të arrestuarve, i njohur si mik i Taulant Ballës, u lirua nga burgu dhe ju dha masa e arrestit detyrim paraqitje. Bëhet fjalë për shtetasin Mehdi Hanaj, i cili më herët ka qënë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.
Nuk ka patur të njëjtin” fat” Skënder Stafa, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
Ndërkohë detyrim paraqitje ka qënë masa e dhënë për të arrestuarin e tretë Qamil Murataj.
Më poshtë keni një foto të kreut të deputetëve socialistë Taulant Balla, me të arrestuarin për korrupsion dhe më pas të liruarin Mehdi Hanaj.

balla

Artikulli paraprakGazetarja shqiptare bën për ‘ujë të ftohtë’ Vuçiç, fshin djersët nga sikleti (Video)
Artikulli tjetërDeputeti i përgjigjet Ramës: Ti njeh vetëm vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikësh