Lidheni këtë të marrë!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka regauar pas një deklarate të Sekretarit të PS Balla në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër dhe me atë se kush do të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithë shkollëpaktet e tjerë po na thotë sot që KQZ është ajo që cakton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës”, shkruna Vasili në një postim në Facebok duke shtuar se, “edhe shqiptari më i fundit e di qe datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikës”.

Postimi i plotë i Vasilit

Lidheni këtë të marrë!!!

Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithë shkollëpaktet e tjerë po na thotë sot që KQZ është ajo që cakton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës.

Ky vend ka parë budallenj jo pak, por të tillë as ka parë as nuk do të shohë më kurrë dhe si ky i fundit jo dhe jo.

Edhe shqiptari më i fundit e di qe datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikës.

Ja ç’thotë kushtetuta:
Neni 92
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

  1. gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

Lexoni se ç’thotë edhe ky Balla në News 24 dhe kuptoni se çfarë antishteti idiot kanë në mendje këta:

“KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën. Data 13 tetor për ne nuk ka kuptim, nuk do të thotë asgjë”, thotë Taulant Balla.

Artikulli paraprakKajmaku mbrohet nga Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh
Artikulli tjetërMedia franceze shkrim kundër Ramës e Veliajt: Një memorial për lavdinë e Erdogan-it që nuk i rri mirë Tiranës