Libri i dytë me kujtime/ Ekrem Bardha, një rrëfim për të gjithë diasporën

Ekrem Bardha dëshmon kontributin e diasporës së Amerikës në Pavarësinë e Kosovës. Megjithëse tashmë nëntëdhjetëvjeçar ai vijon të ketë energji të pashtershme përkushtimi patriotik. Së fundmi ai promovoi në Tiranë librin e dytë me kujtime “E vërteta, Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora” i cili vjen si një udhërrëfyes për organizimin dhe angazhimin e lobit shqiptar jashtë Shqipërisë.

Ish-ministra, deputetë, akademikë dhe njohës të punës së Zotit Bardha në çështjen e Kosovës nderuan me pjesëmarrjen e tyre të enjten në promovimin e librit, i cili botohet nga UET PRESS. Ky është libri i dytë me kujtime i Zotit Bardha pas atij të botuar në vitin 2002 “Larg dhe pranë Shqipërisë”.

Vetë autori e ka konsideruar botimin e kujtimeve si detyrim moral ndaj kontributit të diasporës në Pavarësinë e Kosovës, që siç thotë ai “është lënë në harresë”.

“[Ndër vite] Bashkëpunuam me shoqata dhe organizata të tjera si Vatra e Konicës dhe Nolit. Dua të theksoj se janë qindra dhe mijëra aktivistë shqiptarë e amerikanë që punuan për këtë kauzë [Pavarësinë e Kosovës]. Përmes këtij libri dua të ilustroj me shembuj konkret punën, përkushtimin dhe dedikimin e diasporës shqiptare të Amerikës në dekada të kaluara,” – u shpreh Zoti Bardha.
Screenshot 5 2 1140x641 1
“Me keqardhje kam konstatuar se roli i diasporës në Çlirimin e Kosovës ose është lënë në hije, ose është harruar fare, prandaj e shoh detyrim moral ndaj çdo përfaqësuesi apo aktivisti të diasporës që të hedh dritë mbi të vërtetën e këtij kontributi,” – vijoi ai.
Zoti Bardha nuk i fshehu dot emocionet ndërsa tregoi sërish dashurinë e pakushtëzuar për atdheun kur në nisje të promovimit të librit shoqëroi gjysmë i përlotur dhe nën zë himnin kombëtar që u këndua nga një grup artistësh.

Artikulli paraprakFatbardh Kadilli: Për dinjitet Berisha duhet të përballej me drejtësinë, ja tre momentet kur e ka dëmtuar PD-në
Artikulli tjetërFIFA “bllok” mesfushorit të Bajernit, nuk mund të luajë me Shpresat e Shqipërisë se u aktivizua me…