Lewandowski nuk mund të zëvendësohet

Lothar Matthaus, një nga ikonat e Bayern Munich, e krahasoi Robert Lewandowski me superstarin e Barcelonës, Lionel Messin, pasi e lavdëroi sulmuesin polak si të jashtëzakonshëm. Lewandowski, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt kampionëve spanjollë dhe europianë të Real Madridit, pas ndryshimit të agjentit, ka shënuar 20 gola për Bayernin në Bundesligë, këtë sezon. 29-vjeçari ka shënuar më shumë se 100 gola, që prej ardhjes në “Allianz Arena” nga rivalët gjermanë të Borussia Dortmundit, në vitin 2014, duke i ndihmuar bavarezët në fitimin e tre titujve të Bundesligës. Ish-kapiteni i Bayernit, Matthaus, përshëndeti rëndësinë e Lewandowski në “Allianz Arena”, duke e krahasuar polakun ndërkombëtar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Lionel Messi. “Lewy bën një ndryshim, ai nuk mund të zëvendësohet, tha Matthaus nëpërmjet faqes zyrtare të Bundesligës. Robert është një figurë e rëndësishme në Munih, ashtu sikurse Messi është në Barcelonë. Mirëpo, kur Messi lëndohet, imazhi i lojës katalanase ndryshon krejtësisht, Bayerni nuk e ka këtë problem. Lewandowski është një lojtar kyç, por skuadra nuk është aq e varur prej tij si loja e Real Madridit nga Cristiano Ronaldo apo taktikat e PSG-së nga Neymar. Lewandowski me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm, vazhdoi Matthaus. Ai nuk ka një alternativë që garanton të njëjtën cilësi. Polaku aktualisht është “9” më i mirë në botë. Bayern Munich nuk do të gjejë një lojtar të tillë”. Sulmuesi në fjalë ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje, në të gjitha garat e këtij sezoni për Bayernin.

Harry Kane është objektivi kryesor i Real Madrid për merkaton e verës, duke anashkaluar kështu sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski. Të paktën ky është këndvështrimi i ish-presidentit të klubit madrilen, Ramon Calderon dhe me Andre Villas Boas që paralajmëron se sulmuesi anglez duhet të largohet nga Tottenham, nëse është në kërkim të trofeve dhe lavdisë. Kane shënoi të dielën golin e tij të 35-të për këtë sezon, duke barazuar rekordin e tij të sezonit të kaluar. Calderon deklaroi: “Unë mendoj se objektivi i vërtetë i Real është Kane, edhe për shkak të moshës. Por, nëse nuk do të funksionojë tratativa për blerjen e tij, atëherë mendoj se Real po përpiqet të marrë Lewandowskin”.

Artikulli paraprakPutin: Sulmet në Siri do të ndalen 5 orë në ditë
Artikulli tjetërSkandali, punëtorët humanitarë në Siri, seks në këmbim të ndihmave