Letra e KE për Teatrin, Pollo: Kjo është fitore e një beteje, BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri

Pas letrës së KE për probleminn e ligjit të Teatrit ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale deputeti demorat Genc Pollo. “BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian”, shkruan ai.
Postimi i plotë në Facebook
BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.
Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.

auto pollo fcb1536579066

Artikulli paraprakSi mediat në shërbim të Ramës dhe Veliajt manipuluan letrën e KE-së për Teatrin
Artikulli tjetër“Alba Bianca”/ Kush janë dy grupet e drogës “Baruti” e “Bushi” që u goditën sot në Itali