“Ler sapunin mendo batanijet”! Reagimi i fortë ndaj Denar Bibës: Nuk të shpëton Rama sepse…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Denar Bibës, ish-nënkryetar i KQZ-së, i cili i quajti pak ditë më parë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 si surrogato.

Nisur nga kjo deklaratë, Vasili shkruan se Shqipëria nuk do të qeveriset me rrjetet sociale ambasadash, por vetëm me ligje, ndërsa i sugjeron ish-nënkryetarit të KQZ që të lerë sapunin dhe të mendojë për batanijen.

“Denar në Prokurori shko thuaji këto dhe të shohim a shpëton dot.

Urdhërin ta dha Edi Rama, të shohim në të daltë për zot edhe ky si i pabesë që është.

Or gazep po ato që shkruajti ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera”, shkruan Vasili.

Postimi i Vasilit

Denar ler sapunin mendo batanijet!

Or Denar nuk do qeveriset kurre me fb e Tëiter ambasadash Shqiperia, por vetem me ligje!!!

Denar Biba po kerkon te laje duart, qe i paska shkaterruar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato ” ishin surrogato” se keshtu i paskan dhene te kuptoje Denarit ambasada dhe nje nensekretar shteti.

Denar ne prokurori shko thuaji keto dhe te shohim a shpeton dot.

Urdheri ta dha Edi Rama, te shohim ne te dalte per zot edhe ky si i pabese qe eshte.

Or gazep po ato qe shkruajti ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutes, KODIT ZGJEDHOR dhe ligjeve te tjera.

Denar ka duar si te tuat, qe s’lahen gjithe jeten se 30 qershori i votimeve moniste ne pluralizem nuk do te harrohet gjithe jeten si krimi me i larte shteteror ndaj institucionit te zgjedhjeve ne 30 Shqiperi pluraliste

Ndaj lere Denar sapunin per duart por mbeti me mire batanijet se do te duhen me shumeaty brenda!

Artikulli paraprakHetimet: Kamioni me 2.6 ton marijuanë bllokuar në Malin e Zi u ngarkua me lëndë narkotike në territorin shqiptar
Artikulli tjetërA ndikon grupi i gjakut në infektimin me Covid-19?