Hetimet: Kamioni me 2.6 ton marijuanë bllokuar në Malin e Zi u ngarkua me lëndë narkotike në territorin shqiptar

Nga hetimi është përjashtuar dogana e Kapshticës, pasi është vërtetuar se kur kamioni ka kaluar aty nuk ka qenë i ngarkuar me marijuanë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e kapjes së 2 ton marijuanë në Podgoricë të Malit të Zi.

Dy të arrestuarit në Lushnje Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku kanë nxjerrë detaje të reja gjatë marrjes në pyetje, ndërkohë që kanë përmendur edhe emra konkret. Të përfshirët e tjerë në trafikun e lëndëve narkotike po mbahen nën vëzhgim nga policia, teksa emrat e tyre nuk bëhen me dije për arsye hetimore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rolin konkret të personave të tjerë të përfshirë.

SHÇBA ka nisur hetimet për doganierët në pikën e Hanit të Hotit, të cilët kishin përgjegjësi të kontrollonin kamionin. Nga hetimi është përjashtuar dogana e Kapshticës, pasi është vërtetuar se kur kamioni ka kaluar aty nuk ka qenë i ngarkuar me marijuanë. Pra rezulton se kamioni është mbushur me drogë në territorin shqiptar.

Droga e llojit marijuanë u kap pak ditë më parë në rrethinat e Podgoricës.

Për ngjarjen në Mal të Zi u arrestua shoferi i kamionit, Elvis Çalliku.

Artikulli paraprakVIDEO/ Putin i sëmurë rëndë me Parkinson, pritet të largohet nga politika në janar
Artikulli tjetër“Ler sapunin mendo batanijet”! Reagimi i fortë ndaj Denar Bibës: Nuk të shpëton Rama sepse…