Leipzig “shënjestron” Maximilian Philipp

Leipzig e ka gjetur përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Ekipi që impresionoi këtë sezon duke siguruar vendin e dytë në Bundesliga, ka intensifikuar negociatat për blerjen e Maximilian Philipp, fantazistit të Freiburg, i cili ka shënuar 9 gola në 26 paraqitje me ekipin ku luan edhe Abrashi. Edhe pse do të ketë konkurrencë të madhe te Leipzig, mesfushori 23-vjeçar mund të mbulojë edhe rolin e sulmuesit të dytë prandaj vlerësohet si një afrim shumë i nevojshëm për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakShqiptarët shpenzojnë për shëndetin 10 herë më pak se Europa Lindore
Artikulli tjetërTremujori i parë 2017, borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 1.1 miliard euro