Leipzig ruan vendin e dytë, “likuidon” Verderin

Skuadra e Leipzigut nuk i ndahet Bayernit të Mynihut në krye të Bundesligës. Debutuesit në elitën e futbollit gjerman mposhtën 3-1 Verder Bremenin në Red Bull Arena, për të rifituar vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm. Heroi Leipzigut në këtë sfidë ishte mesfushori nga Guinea Naby Keita, i cili realizoi një dygolësh, një në çdo pjesë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Selke në limitet e kohës shtesë.
Në fund pjesës së parë 21-vjeçari Keita depërtoi me forcë në zonën e Verderit, duke e dërguar me lehtësi topin në rrjetë. I njëjti autor mposhti për herë të dytë portierin Wiedwald këtë radhë me kokë, i asistuar nga e majta nga Selke. Vetëm dy minuta më pasm Verderi shkurtoi diferencën në 2-1 me Gbabry në shtyllën e dytë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në limitet e kohës shtesë, ndërsa edhe portieri i Bremenit ishte në zonën e vendasve, Selke mbylli llogaritë me portën e boshatisur.

Artikulli paraprakArsenali shpreson te fitimi i titullit
Artikulli tjetërShpërthen Schalke, kalon 3-0 Mainzin