“Leicester nuk ka frikë askënd”

Shorti i çerekfinaleve mund t’i vërë përballë, Real Madrid, Barcelonës apo Bayern Munich, por për mbrojtësin Danny Simpson, Leicester nuk i trembet tashmë askujt dhe mund të mundë këdo. Dy ditë më parë “dhelprat” u kualifikuan për në çerekfinale të Champions League pasi triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla, e cila kishte fituar 2-1 takimin e parë.
“Nëse luajmë ashtu si ndaj Sevilla, me shpirt dhe të bashkuar, ne besojmë se mund të shkojmë larg edhe pse e kemi të qartë forcën e kundërshtarëve, por nuk ia kemi frikën”, tha Simpson.
Mbrojtësi i djathtë i Leicester foli edhe për trajnerin e ri të skuadrës, Craig Shakespeare, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të italianit Ranieri. “Ne kemi punuar me të për vite me radhë. Ai na dëgjon të gjithëve, ndërsa është i thjeshtë në gjërat që kërkon. Shakespeare ka bërë një punë të mirë dhe unë jam i lumtur për të”, tha lojtari.

Artikulli paraprakReali, ofertë për Donnarummën
Artikulli tjetërMbrojtësi i Interit: Shpresoj të jem në kombëtare