Largimi i Tillerson dhe zëvendësimi nga Pompeo u lajmërua që më 30 Nëntor, një femër në krye të CIA-s

Lajmi i publikuar më 30 Nëntor del i vërtetë sot më 13 Mars. Media të ndryshme po raportojnë për një lëvizje të mundshme në drejtimin e Departamentit amerikan të Shtetit. Nuk dihet sa e vërtetë është nisur nga fakti se burim i lajmit është “New York Times”, por sipas këtij informacioni, Rex Tillerson do të zëvendësohet nga Mike Pompeo në detyrën e sekretarit të DASH. Në vend të Pompeos, aktualisht drejtor i zbulimit amerikan, CIA, thuhet se do të caktohet senatori i Arkansasit, Tom Cotton. Muaj më parë, largimi i Tillerson u përfol si i mundshëm për shkak të divergjencave mes tij dhe presidentit Trump, por si pasuese e tij u përfol ambasadorja e SHBA në OKB. Ndërkohë zyrtarizohet edhe kreu i ri i CIA-s. Për të parën herë në krye të CIA-s do të jetë Gina Haspel.

Artikulli paraprakTrump shkarkon sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, në vend të tij kreu i CIA-s Pompeo
Artikulli tjetërQëndrimet e forta politike të Mike Pompeo që e bënë Sekretar Shteti