Lapadula te Milani deri në vitin 2021

Gianluca Lapadula është zyrtarisht futbollist i Milanit. Sulmuesi që spikati te Pescara sezonin e kaluar firmosi një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, që shpenzuan plot 9 milionë euro për kartonin e tij, duke mposhtur konkurrencën e fortë të Napolit. 26-vjeçari, pasi falenderoi adminsitratorin e deleguar Galliani dhe presidentin Berlusconi për vlerësimin ndaj tij, u shpreh se gjithmonë ka dashur ta veshë fanellën e Milanit, ndaj nuk e pati të vështirë për të pranuar ofertën e kuqezinjve.
Sulmuesi që shënoi 30 gola në Serinë B, falenderoi klubin dhe tifozët e Pescarës për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa për krahasimin që ish – trajneri Massimo Oddo, me Miroslav Klozen u shpreh që për të është një nder i madh që emri i tij lidhet me një emër kaq të madh të futbollit europian.

Artikulli paraprakDuel me kampionët e Europës?
Artikulli tjetërAsnjë resort turistik, vetëm fshatra