Lamtumira e ish-presidentit George H.W. Bush (Foto)

Shtetet e Bashkuara i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.
Ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.
“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.”, tha ai.
Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babain e tij si “një njeri të madh e fisnik”.
Presidenti Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në Tëitter shkruante: “ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë! ”
Kancelarja gjermane Angela Merkel, Princi Charles i Britanisë, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti polak Andrzej Duda ishin mes atyre që ndoqën funeralin për nder të presidentit të 41-të të SHBA, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.

Gjatë shërbesës u mbajtën fjalime edhe nga ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney, ish-senatori amerikan Alan Simpson dhe historiani Jon Meacham, biograf i Bushit.
Zoti Mulroney, udhëheqësi kanadez në kohën kur George H.W. Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 1989 deri në 1993, tha se në historinë e Shteteve të Bashkuara ai nuk besonte kurrë se do të kishte një president “më të guximshëm, më parimor apo më të nderuar se George Herbert Walker Bush”.
Zoti Simpson rikujtoi miqësinë e tij të gjatë me ish-presidentin e ndjerë dhe tha: “ai ishte një person i jashtëzakonshëm nga lindja deri në vdekje … një nga njerëzit më fisnikë të kësaj toke”.
Zoti Meacham vlerësoi ish-presidentin Bush si “burrë shteti, ushtari i fundit i jashtëzakonshëm i Amerikës”. Ai tha se jeta e tij ishte një mision për të provuar vlerën e saj që nga koha kur ai ishte një pilot luftarak 20 vjeçar dhe i vetmi mes anëtarëve të tij të ekuipazhit që shmangu kapjen nga japonezët apo vdekjen gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë bombardimit që ndodhi në Paqësor në 1944.
Që nga vdekja e tij, ish-presidenti Bush po përkujtohet për heroizmin e tij si një pilot i marinës, rolin udhëheqës në skenën botërore kur Bashkimi Sovjetik u shemb dhe Gjermania lindore dhe perëndimore u ribashkuan në fillim të viteve 1990 sikurse dhe për mirësjelljen e dashamirësinë e tij si në jetën personale ashtu edhe atë publike.
Para funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare të Ëashingtonit të mërkurën, trupi i Presidentit George H.Ë. Bush u mbajt për homazhe në Hollin e Kapitolit. Vizitorët e shumtë qëndruan në radhë të gjata, për t’i bërë nderimet e fundit ish udhëheqësit amerikan, që e kanë karakterizuar si një njeri të qetë, por njëkohësisht me karakter të fortë dhe të guximshëm.

Në mesin e tyre ishte një teksan, i cili komentoi për Zërin e Amerikës:
“Jam nga Teksasi, edhe Presidenti ishte nga Teksasi, një njeri shumë i respektuar. Ka bërë gjëra shumë të mira për vendin.”
Një vizitor nga Çikago thotë se media nuk u soll mirë me të kur ishte President.
“Do të na mungojë ky njeri, për civilizimin e tij. Tani shtypi po thotë: ishte njeri i shkëlqyer…por jo kur ai ishte president. Në atë kohë nuk u tregua i drejtë me të.”
Ky vizitor nga shteti veriperëndimor i Meinit, ka qenë ushtarak, tani është në pension.
“Ai është një hero i luftës, një president i shkëlqyer. Unë kam shërbyer në administratën e të birit, prandaj ndihem mirë që ndodhem këtu.”
Një vizitor nga Marilendi thotë se ka qenë nxënës në shkollën e mesme kur zoti Bush ishte President.
“Bush ishte njëri prej presidentëve të fundit të moderuar republikanë”.
Mijëra njerëz bënë homazhe këto ditë në Rotundën e Kapitolit, Në mesin e tyre pati politikanë dhe heronj të luftës sikurse Presidenti Bush. Në mesin e tyre ishte edhe senatori Bob Dole, i cili erdhi me karrike me rrota për të nderuar ish rivalin e tij në garën për të emëruarin presidencial të Partisë Republikane.
Për t’i dhënë lamtumirën ish presidentit, kishin sjellë edhe qenin e tij, Sully.
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania bënë homazhe për zotin Bush të hënën në mbrëmje. Zoti Trump, merr pjesë gjithashtu në shërbesën tek Katedralja Kombëtare.

Studentët thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me ne! Prindër, na mirëkuptoni!

“Të shfuqizohet VKM-ja! Gjimnazistë bashkohuni me ne!”
Studentët janë duke lëshuar thirrje të fuqishme me megafon përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anullimin e vendimit të qeverisë për tarifë shtesë mbi provimet e mbartuara.
Njeri prej protestuesveftoi gjimnazistët t’i bashkohen ditën e nesërme protestës, pasi ata janë studentët e rinj që do të mbushin auditoret!
“Prindër, na mirëkuptoni! Ne kemi respekt për rrudhat tuaja!”, tha njeri prej protestuesve.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje”, studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.
“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”, thotë një nga studentët.
“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”, thotë një tjetër student.

auto 7052950 6463597 image a 1 15440322958131544037702

auto 7053594 0 image a 12 15440331762681544037701

auto 7052006 6463597 image a 173 15440319876621544037698

auto Screenshot 71544037703

DA1D0DEC F6F0 40DF 84CB 75DCDE5554F9 w1597 n r1 s

ED3782E1 4EB0 4531 8CFA 777F35D17FB2 cx0 cy2 cw0 w1023 r1 s 2

Artikulli paraprakMacron gjunjëzohet para protestuesve, heq dorë nga taksa ekologjike për benzinën
Artikulli tjetërPresidenti me studentët, i kërkon qeverisë zgjidhje të shpejtë