Lajthit Rama, pushon nga puna Ylli Dylgjerin pse shkruajti vargje satirike për Gent Cakajn

Shkarkohet nga detyra publicisti Ylli Dylgjeri, specialist pranë Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve. Ylli Dylgjeri1540971948
Mësohet se Dylgjeri është shkakruar pas një ironie që ka bërë në rrjetet sociale, ku me anë të një vjershe komenton lapsusin e të ngarkuarit në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë recitimit të një poezi të Naim Frashërit në Samitin e 2 të Diasporës.
“Vargje nga Samiti i Diasporës 2019
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…”, ka shkruar Ylli Dylgjeri përpara pak ditësh në rrjetet sociale, vjershë e cila i ka kushtuar me sa duket edhe vendin e punës.

I pyetur nga gazetarët Dylgjeri tha:
“Kakën bëra dhe më pushuan. Po të kisha dhjerë çdo ndodhte. Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Shto edhe një fjali: kakën e bëjnë të gjithë krahët politike! Nuk e kuptoj se pse unë jam i njëanshëm?!!
Për më tepër që e bera kur isha me leje të zakonshme, që të mos harxhoja kohën e orarit Zyrtar“.
Pasi e shkarkoi nga puna për faktin që i kishte bërë një poezi humoristike ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Caka, Rama i ka dërguar fjalë, Ylli Dylgjerit, se statuset e tij cënojnë sigurinë kombëtare.
Se si mund të cënojë sigurinë kombëtare një poezi qoftë edhe humoristike, ndërkohë që vendi ka disa muaj që nuk qeveriset ose në rastin më të keq qeveriset nga pushteti i lidhur me krimin, këtë mund ta thotë vetëm Rama.

cakaj rama

Artikulli paraprakShkrimtari dhe publicisti i njohur Gomez në mediat italiane: Shqipëria, narkoshtet!
Artikulli tjetërDrejtori i Doganës në gjendje të dehur aksidentoi studenten, mbrohet nga Edvini dhe Ervini…