Kyçet Revolucioni?!/ Zbulohen negociatat e fshehta mes Çuçit të Ramës dhe Bardhit të Berishës!

Duket se Revolucioni dhe “Aksioni opozitarë” i lëvizjes së Berishës, i cili duket nuk funksionoi edhe pasi thithën në gjirin e tyre grupin e Gazment Bardhit, po “kyçet” për t’ju kthyer politikës normale, të paktën në parlament. Ky zhvillim vjen edhe pas thirrjeve të përsëritura të ndërkombëtarëve, për rikthimin në normalitet të punëve në Kuvend. Nuk dihen arsyet e tjera që po çojnë lëvizjen e Berishës në mbylljen e “Aksionin opozitarë”, por më në fund duket se ka një tentativë reale për marrëveshje mes palëve. Urat e dialogut dhe komunikimet kanë nisur mes kryetarëve të grupeve parlamentare të PS dhe të Rithemelimit, Bledi Çuçi i Ramës dhe Gazment Bardhi i deleguar i Berishës.

Mësohet se socialistët  janë të gatshëm të lëshojnë pe dhe të plotësojnë një pjesë së listës së kërkesave. Nga 8 komisione hetimore, shumica parlamentare është e gatshme ti ofrojë deputetëve të Berishës, ngritjen e 2 komisioneve hetimore, të cilat duhet të kenë dakordësi dhe objekt konkret.

Zhbllokimi i hetimit parlamentar për vetëm dy komisione në fakt nuk është ndonjë fitore e madhe për Rithemelimit, ndaj në negociat synohet diçka “e madhe” e cila ka qenë objektiv kryesorë i Berishës për tu treguar ndërkombëtarë, se bashkë me Ramn ai është faktori tjetër kryesorë në skenën politike shqiptare. Ndaj Bardhi po synon nga Çuçi dakortësi vecanërisht për Reformën Zgjedhore dhe posaçërisht për postin e bashkëkryetarit té Komisionit të Posaçëm. Zgjidhja e ofruar nga Gazment Bardhi, (Berisha), nuk e sheh si bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn, por Bylykbashin.

Ndryshe nga sa kërkohet, deri më tani socialistët nuk kanë në plan te trazojnë më shumë ujërat në radhët e opozitës duke i hequr të mandatuarit të Bashës karrigen e drejtimit në reformën elektorale, edhe për faktin se nuk munden dot juridikisht pasi ai komision është bipartizan. Legjimiteti i PD zyrtare buron nga zgjedhjet e 2021 dhe statusi që ka aktualisht në gjykatë. Gjithsesi socialistët kanë kërcënuar se në rast se deri më 25 mars, Komisioni nuk do ketë produkt konsensual me  deputetët e Lulzim Bashës, do shihet një tjetër rrugë.

Ende nuk dihet nëse këto negociata “sekrete” mes Çuçit dhe Bardhit përveç komisioneve hetimore kanë realisht në axhendë, edhe çështjen e kërkesës së Rithemelimit për të zëvendësuar Alibeajn me Bylykbashin te Reforma Zgjedhore, por nëse Rama i hyn kësaj rruge, atëherë kjo tregon se ai ka guximin që tu bëjë karshillëk të hapur amerikanëve dhe britanikëve për çështjen Berisha. Nëse PS do ta bënte këtë, atëherë Rama do të pranonte, De Fakto, Sali Berishën non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, në tryezën e lartë politike, pasi Bylykbashi është zëvendës i tij si nënkryetar te Rithemelimi, i cili ende nuk është legalizuar. Madje edhe negociatat e kryetarit të grupit parlamentarë të PS, Bledi Çuçi, në fakt janë duke u zhvilluar me Zëvendës Nongatën, pasi Gazment Bardhi sapo është zgjedhur Nënkryetarë i Rithemelimit, ku kryetarë është Sali Berisha./ Alfapress.al

Artikulli paraprakRaporti: Kosova, Mali i Zi dhe RMV demokraci elektorale, Serbia autokraci, Shqipëria mes të dyjave
Artikulli tjetërLoja e Ramës me dy Zv/Nongratat për të blinduar Rilindjen!