Ky është investimi i Ramës! Rruga që kushtoi 1.5 milionë euro, pa standarde dhe burim aksidentesh

Rruga e rikonstruktuar që lidh banorët e tre fshatrave të njësisë administrative të Luftinjës në bashkinë e Memaliajt me rrugën nacionale, është kthyer në një problematikë për këta banorë. Këta të fundit ankohen sa për cilësinë, parametrat, ashtu edhe për disa segmente të rrugës që janë prishur dhe që janë kthyer në burim aksidentesh.

Banorët thonë se 1.5 milionë eurot që janë hedhur për 15 kilometrat e kësaj rruge, nuk justifikojnë gjendjen në të cilën ndodhet rruga.

Ndërkohë Bashkia e Memaliajt nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim këtë segment rrugor pikërisht për shqetësimet që ngrenë banorët. Madje Bashkia bën me dije se ka njoftuar edhe investitorin për të verifikuar investimin e bërë krahasuar me projektin e miratuar. /A2 News

Artikulli paraprak24 orë i bllokuar në minierën e Bulqizës, ende asnjë gjurmë për fatin e minatorit
Artikulli tjetërÇfarë mbetet nga al Qaeda