Kush po ndërhyn në zgjedhjet në Europë?

Politikanët e Bashkimit Europian u çuditën me atë që tha ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell për mbështetje të partive konservatore dhe të djathta. Në intervistën e tij me Breitbart, ai u shpreh se do të dëshironte që partitë konservatore nëpër Europë, dhe liderat e partive të djathta të ishin në pushtet. Politikanët europianë u treguan shumë të shpejtë për të reaguar, duke e akuzuar ambasadorin amerikan si “ndërhyrës” dhe “influencues” nëpër zgjedhje.
Guy Verhofstadt, kryetari i Liberal Demokratëve në Parlamentin Europian tha se “duhet të mbrojmë Europën nga Trump-i,” dhe se SHBA “duhet të respektojë sovranitetin tonë.” Sekretari i Social Demokratëve gjermanë, Lars Klingbeil, bëri një postim në Tëitter, ku shkruante:
“E di që je ende i ri në postin tënd, por nuk është pjesa e punës së një ambasadori që të ndërhyjë në politikat e një vendi tjetër, z. Richard Grenell #faleminderit.”
Martin Schulz, ish-kreu i Social Demokratëve gjermanë, arriti aq larg sa t’a quante ambasadorin amerikan një “oficer të të djathtës ekstreme”.
Zëdhënësi i Angela Merkel-it, Steffen Seibert tha se nuk kishte komente për intervistën e ambasadorit Grenell. Dhe, kjo historia se Donald Trump ka një axhendë për të ndërhyrë në zgjedhjet e shteteve europiane, po ndiqet shumë nga ligjbërësit europianë.
Por, mos e keqkuptoni: komentet e ambasadorit Grenell nuk linin vend për diplomaci të mirë. Megjithatë, shumë vende, si përshembull: Austria, Polonia, Danimarka dhe Hungaria, janë nën drejtimin e qeverive konservatore, dhe për to, komentet e Grenellit nuk përbëjnë ndonjë gjë shqetësuese. Reagimi vjen nga ata që e mendojnë ngritjen e forcave konservatore si të padëshirueshme.

Së bashku me administratën Trump, e cila portretizohet si një administratë anti-establishment, ambasadori amerikan në Gjermani nuk do të donte që të ngrinte në pushtet konservatorë të establishmentit politik. Inkurajimi i këtyre forcave — si Marine Le Pen, në Francë, dhe Alternative fur Deutschland në Gjermani — me anën e fondeve të Departamentit të Shtetit, do të ishte qesharake.
Por gjëja më e rëndësishme është që kjo nuk është hera e parë që dikush nga SHBA përpiqet të influencojë zgjedhjet nëpër Europë. Në 2016, para referendumit të Brexit, presidenti Obama deklaroi se “nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian, nuk besoj se do të kemi një marrëveshje tregtare me Britaninë.” Si për kontrast, kjo deklaratë — që ishte tepër e fortë dhe kërcënuese ndaj lëvizjes për largim — kaloi në qetësi nga njerëzit që po ngrenë zërin ndaj komenteve të ambasadorit Grenell.
Obama, gjithashtu ka thënë se “bota ka nevojë për një Europë të bashkuar” dhe se “Nigel Farage po i jep Donald Trump-it një imazh të gabuar për Europën.” Obama, gjithashtu, shkruajti një artikull për Daily Telegraph se “Bashkimi Europian nuk ia ul influencën Britanisë në arenën ndërkombëtare, ai ja rrit atë. Një Europë e fortë nuk është një kërcënim për lidershipin botëror të Britanisë së Madhe.”
Ambasadori Grenell bëri një postim në profilin e tij në Tëitter, ku mbronte komentet e tij dhe thoshte:
“Absurde! I kundërshtoj të gjitha komentet. Mos shpikni fjalë që nuk i kam thënë. Ideja se mbështes ndonjë kandidat ose parti është qesharake. Kam akoma të njëjtin qëndrim me komentet e mia, se po përjetojmë një zgjim ndaj shumicës së heshtur — ata që nuk i pranojnë elitat dhe flluskat e tyre. Të drejtuar nga Trump.”
Analiza i tij është shumë korrekte, një numër i madh forcash konservatore janë në rritje nëpër Europë, që nga partitë e qendrës së djathtë, në partitë euroskeptike dhe në partitë kundër emigrantëve. Kjo gjë e ka bërë edhe grupin euro-parlamentar, EPP (European People’s Party) të anohet edhe më shumë nga krahu i djathë, me kalimin e viteve.
Reagimi i politikanëve europianë ka qenë shumë hipokrit, por Richard Grenell duhet të kuptojë ndryshimin mes të qenurit ambasador dhe të qenurit kontribues për Fox Neës.

Artikulli paraprakVetitë kurative të trëndafilit
Artikulli tjetërDonald Trump dhe Kim Jong Un mbërrijnë në Singapor