Kush janë socialistët që u arrestuan bashkë me Henri Çilin

28 persona janë vënë në pranga nga Policia në një operacion që është shtrirë në disa qarqe të vendit, që çuan përpara drejtësisë dhe botuesin Henri Çili, së bashku me avokatin Ilir Korbi, noteren Shpresa Gjoçaj, biznesmenin Sait Fishta dhe personazhe të tjerë.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Ervin Çela, bashkëshorti Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS-së në zgjedhjet e kaluara, për qarkun e Gjirokastrës.

Burimet policore kanë bërë të ditur se, hetimet kanë nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni e krimit ekonomik në Policinë e Gjirokastrës.

Gjatë këtij hetimi është kapur dhe një sasi narkotike prej 60 kilogramësh kanabis sativa. Aksioni është bërë para dy muajsh në Lezhë ku në pranga është vënë edhe një polic.

Sot është arrestuar në Tepelenë, Ervin Çela, burri i Matilda Çelës, kandidate për deputete nga PS në zgjedhjet 2017.

Nga ana tjetër dhe biznesmeni Fishta ka qenë pjesë e listave të PS-së për deputet në qarkun e Shkodrës, ku ka qenë i vendosur në vendin e pestë në listë.

Artikulli paraprakElClasico/ Trajneri i Barcelonës: Di si ta mposht Zidan në “Santiago Bernabeu”
Artikulli tjetërNë vend të një ngushëllimi për Edvin Kristaq Xhelatin!