Kush janë dy shqiptarët që u kapën në Itali me drogë e mijëra euro

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me një sasi droge dhe u janë gjetur edhe mijëra euro.
Arrestimet janë bërë në Milano, ku në pranga janë vënë dy shpërndarësit shqiptarë të drogave.
Bëhet fjalë për Leonard Zefin, 36 vjeç dhe Aleksandër Kolajn, 34 vjeç të cilët shisnin kokainë e marijuanë.
Bazën e tyre ata e kishin vendosur në rrugën ‘Marcona’. Nëse nuk takoheshin në shtëpi, shitësit e drogës dhe klientët takoheshin në lagjen aty pranë.
Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar atyre një shumë prej 1500 eurosh dhe një sasi droge prej 1 kilogramë e 500 gramë e llojeve të ndryshme.

auto carabinieri sequestrodroga28aprile20181524909895

Artikulli paraprakFaqja e Pare
Artikulli tjetërÇim Xhepa: Jam me artistët kundër kullave tek Teatri, më nxorën foton sepse nuk pranova të firmos për Bashkinë