Kush i kishte 2 milionë lekët që u grabitën në zyrën e Drejtorisë së Policisë, pse u fsheh ngjarja?!

Grabitet nëpërmjet thyerjes zyra e qarkullimit rrugor brenda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gdhirë 29 nëntori. Policia nuk ka bërë publike ngjarjen.
Burime të sigurta konfirmojnë për Fax News se janë marrë rreth 2 milionë lek të vjetra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyrë.
Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj. Policia ka ndërmarrë një aksion dhe reprezalje zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

policia tirane

Artikulli paraprakKryemadhi: Dosjet e ministrave të përgjuar në duart e opozitës nga partnerët
Artikulli tjetër1.9 miliardë euro më shumë taksa, 18 milionë USD për makina dhe luks në 2019