Kush është kryekrimineli i liruar sot nga Gjykata me urdhër të Ramës për zgjedhjet

Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të lirojë nga burgu, Behar Bajrin. Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda. Ndaj tij ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti sipas prokurorëve është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Por cila është e shkuara e Bajrit?

Dosja.al sjell profilin e Behar Bajrit, i cili u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” dhe konsiderohet si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë gruan e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Vrasja e Fabiola Bajrit në gjumë

Behar Bajri akuzohet se e vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë. Ata ishin të fejuar prej 3 muajsh, megjithëse Fabiola ishte e mitur. Fejesa ishte bërë me aprovimin e familjes, ndërkohë që pas tri muajsh ai e ka rrëmbyer dhe e ka marrë në shtëpinë e tij. Sipas të dhënave, vrasja ka ndodhur pasi ajo i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Bajri e ka refuzuar dhe ka patur përballë shpërthimin emocional të të miturës. Po të njëjtat burime, sqarojnë se ai akuzohet se e vrau në gjumë me një plumb pas kurrizit. Pavarësisht se ngjarja u raportua si vetëvrasje, e gjithë Shkodra bën akuzues Behar Bajrin. Pas vrasjes ai iku nga Shqipëria, e po ashtu edhe familja e të resë. Ata ndiheshin të kërcënuar nga Bajri i cili iu kishte thënë se nëse nuk do të largoheshin, atëherë ai do t’i vriste. Vrasja e të miturës u zbulua nga pozicioni i plumbit që kishte marrë, që ishte poshtë parakrahu. Ndërkohë që pistoleta, e gjetur në banesën e Bajrit, rezultoi se ishte arma e përdorur në vrasjen e Fabiolës dhe Arben Tuzit.

Skeda e ngjarjeve që rëndojnë mbi Behar Bajrin

39-vjeçari Behar Bajri, me një pamje që ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave, akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale, duke nisur që nga vrasja, vjedhja me armë, grabitje etj.

Vjedhja më 14.01.1999

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999

Në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

“Dosja.l”

Artikulli paraprakSalianji publikon videon me fakte: Ja pse Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Spahisë: Ogerta, ke zhgënjyer edhe ekspertët e tu me propagandën në vend të luftës anti-Covid!