Reagimi i fortë i Spahisë: Ogerta, ke zhgënjyer edhe ekspertët e tu me propagandën në vend të luftës anti-Covid!

Nga Bardh SPAHIA

Për ministren militante, që zbaton verbtazi strategjinë e propagandës:
Guxim shumë të madh ke Ogerta, që në këtë situatë, tenton të fshihesh pas opozitës, e atyre që të evidentojnë problematikat, sikur po të pengojnë në punën tënde!!! Guxim i pacipë prej ushtareje militante! Eshtë e gjithë merita jote personale dhe e shefit tënd gjithologut kryeministër, që situata në institucionet publike të kujdesit shëndetësor është krejt jashtë kontrollit!!! Madje këtë ta kanë evidentuar edhe ekspertët pranë teje, ata që deri tani të kanë mbështetur në strategjinë e propagandës!!! Pse nuk hesht më mirë, e të dëgjosh cfarë të kërkojnë? Sepse vetëm strategji propagande ke ndërtuar fatkeqësisht prej ditës së parë, e asgjë më shumë!!!! Kostoja tek personeli shëndetësor dhe tek qytetarët që janë infektuar, duke marrë shërbim në strukturat e kujdesit shëndetësor është krejt e dukshme!

Se sa e suksesshme është “strategjia” anti Covid, këtë e tregojnë shifrat, me të cilat keni luajtur prej datës 9 Mars! “Suksesi” duket tek izolimi që po i bëhet Shqipërisë nga vendet e BE, për shkak se duke rendur pas propagandës, situata ju ka dalë jashtë kontrollit!!!

Se sa transparente ka qenë puna, kjo shihet, kur as edhe një herë të vetme, të paktën një herë, nuk jeni shprehur për infektimin e 7 shërbimeve të QSUT-së. As nuk reagoni për situatën që ka dalë krejt jashtë kontrollit, edhe në spitalet rajonale të Shkodrës, Fierit, Durrësit, Pukës etj e në qendrat shëndetësore. Personeli shëndetësor po përdoret si mish për top, pa mbrojtjen minimale të nevojshme dhe ky është një fakt që konstatohet në cdo institucion shëndetësor. Sot mjekët janë thellësisht të shqetësuar dhe ndihen krejtësisht të abandonuar në luftën e tyre. Kur ti hesht, situata nuk përmirësohet, thjesht agravohet!

Fakt është se po rritet edhe numri i anëtarëve të personelit shëndetësor, që ankohet se nuk u kryhen testimet, pavarësisht kërkesave të tyre të përsëritura. Nga ana tjetër, zërat se tamponët bëhen “me urdhër nga lart” e jo sipas nevojës, po rriten gjithashtu dhe kjo është thjesht e neveritshme!!!
Llogaritë e përfitimeve politike i bëni vetëm ju, prej ditës së parë, kur cdo herë keni injoruar sugjerimet, që ju kanë ardhur në mënyrë të përsëritur e sipas situatës, si rezultat i ekspertizës profesionale të opozitës.

Si mjek, si qytetar, si politikan ndihem tejet i keqardhur, por edhe i “mahnitur” nga këmbëngulja juaj militante, që të mos reflektoni, jo vetëm ndaj sugjerimeve tona si opozitë, bazuar edhe në denoncimet e shumta që na vijnë cdo ditë, por edhe ndaj zhgënjimit të ekspertëve pranë jush! A thua ne i kemi ndikuar edhe ata, apo thjesht po u hapen sytë e po shikojnë se propaganda është parësore për ju, e ndjenja e tyre e fajit dhe e përgjegjësisë ndaj kolegëve dhe qytetarëve po e mbyt zellin për servilizëm apo frikën nga kërcënimet tuaja? Propaganda nuk është strategjia për të luftuar këtë virus dhe dalja e situatës jashtë kontrollit, duhet t’ju bëjë të mendoheni mirë mbi cfarë po bëni!

Por keni të drejtë kur flisni për dhënien e shëmbullit personal për rregullat anti Covid, duke nisur nga kryeministri juaj, që nga meraku për mikun e tij Thaci, u shfaq në Kosovë bashkë me stafin e vet pa asnjë lloj masë mbrojtëse, një mungesë e thellë kujdesi e respekti për shëndetin e kujdo që e mikpriti, secili i pajisur me maska!

Lëre propagandën dhe këput zinxhirin e infeksionit në QSUT, spitale të tjera e qendra shëndetësore!!!! Duartrokitësit virtuale me pagesë nuk janë matës i “suksesit”! Është thjesht shenjë e mjerimit intelektual e njerëzor, kur situata ka dalë totalisht jashtë kontrollit!

Artikulli paraprakKush është kryekrimineli i liruar sot nga Gjykata me urdhër të Ramës për zgjedhjet
Artikulli tjetërKrimi i QSUT me përhapjen e virusit po bën kërdinë, sot 4 viktima, humb jetën edhe mjeku Pushi