Kush është korrieri vlonjat i drogës që u arrestua në Itali (Foto)

Një 49-vjeçar shqiptar nga Vlora, i identifikuar si Krenar Neziraj është arrestuar nga ana e policisë italiane, për shkak se ishte një shpërndarës droge.
Neziraj po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, por është ndaluar rastësisht nga policia, për tu vënë më pas në pranga.
Policia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash.shqip
Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora, u ndalua për një kontroll të makinës së tij, Fiat Croma, dhe në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.
Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.
E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.
Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.

Kapen 26 kg heroinë e kokainë, operacioni pasi shqiptari me ‘fat’ u qëllua me 10 plumba
Më shumë se 26 kg drogë, përfshirë heroinë dhe kokainë janë sekuestruar nga policia italiane në Ravena, duke çuar në pranga edhe 6 persona, dy prej të cilëve shqiptarë.
Një tjetër është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se ndodhet në Shqipëri, dhe një person i tetë është proceduar penalisht. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 32 dhe 47 vjeçar.
Operacioni i koduar “Amarcord”, bëri të mundur sekuestrimin edhe të 39 mijë eurove. Operacioni lindi pas tentativës së vrasjes së një 32 vjeçari shqiptar në vitin 2015 në parkingun e spitalit të Ravenas, e cila mendohet se erdhi pas përplasjes mes grupeve shqiptare dhe afriko-veriore për kontrollin e trafikut të drogës në territor.

Tentativa për vrasjen e shqiptarit
Gjithçka nisi më 16 maj të vitit 2015 në parkingun e spitalit “Santa Maria delle Croci”, ku një 32 vjeçari shqiptar iu ofruan tre persona, njëri prej të cilëve pa pritur e ka qëlluar me armë me të paktën 10 të shtëna, por asnjëri prej plumbave nuk e kapi atë.
Për ngjarjen u arrestua një tunizian dhe një shtetas puliez dhe ishte i qartë motivi; mos marrëveshjet mbi pagesat mes bandave të kokainës dhe heroinës për tregun e shitjes me pakicës në provincën e Ravenës – veçanërisht në Speyer.
Mediat lokale italiane shkruajnë se heroina dhe kokaina erdhi përmes një grupi shqiptar nga Lindja në Ravenna, ku edhe presohej përpara se të shitej tek një grup i dytë tunizian që e shiste atë në tregun me pakicë.
Gjurmimi dhe përgjimi telefonik
Përgjimi telefonik ndaj anëtarëve të bandës ishte veçanërisht kompleks pas ndryshimit të shpeshtë të telefonave celularë që përdoreshin për shitjen e drogës.
Hetuesit pas hetimeve 3 vjeçare që përfunduan me arrestimin e 6 personave sot në mëngjes, kanë arritur të rindërtojnë hartën dhe zonat e restoranteve që frekuentoheshin nga të dyshuarit, bëri me dije prokurori Alessandro Mancini, i cili shpjegoi rezultatet e operacionit
Konsumatorët gjithashtu kanë ardhur nga krahinat fqinje, ndërsa droga “ndryshonte dorë” disa herë, duke e bërë të vështirë për hetuesit rindërtimin e zinxhirit.

Artikulli paraprakShifrat alarmante, gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron të largohet nga vendi
Artikulli tjetërVlahutin bën qokën e rradhës ndaj Kryegjatësisë