Kush është ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit që drejton policinë

Agron Tufa, ish-drejtori i Institutit të Studimit të Pasojave të Komunizmit, sot në azil ka publikuar një dokument që sipas tij, provon se Albert Dervishi, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka qenë informator i Sigurimit të Shtetit, (Një akuzë kjo e artikuluar më herët edhe nga Partia Demokratike, por ende pa përgjigjie nga Policia e Shtetit.) Në një postim në rrjetet sociale, Tufa thotë se Dervishi ka patur pseudonimin “Filtra”, dhe shton se për të ka patur 3 informacione për aktivitetin e tij si ish-sigurims.

DENONCIMI I PLOTË I AGRON TUFËS:
ISH SPIUNI I SIGURIMIT ALBERT DERVISHI NË KRYE TË POLICISË SË SHTETIT

Albert Dervishi, sot zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, u rekrutua informator i Sigurimit të Shtetit më 18.6.1981. Autoriteti i dosjeve, po bën çdo gjë, jo pa ndërhyrje, në rolin e një avokati të Albert Dervishit, në mënyrë që ky mos ketë probleme me vettingun e Policisë, duke refuzuar dhëniet e përgjigjeve për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimin, me një guxim prej të marri në shkelje të çdo ligji. Le të shohin disa lëvizje, pasi fillimisht, para se të ndërhynin (besohet nga Xhavit Shala), Autoriteti i ka deklasifikuar materialet që provonin se i përmenduri ka qenë bashkëpunëtor.

Sepse me vendimin nr.4, datë 18.3.2018 Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të informacionit të klasifikuar i Autoritetit e ka deklasifikuar kartelën “model 2” të bashkëpunëtorit “Filtra”, si dhe fletën e regjistrit të bashkëpunëtorëve ku gjendet emri i tij. Pas një viti me shkresën e brendshme nr.377/1, datë 18.3.2019, informohet sekretari i përgjithshëm, se për shtetasin Albert Avdulla Dervishi, rezultonin 3 informacione, por midis kartelës dhe regjistrimit kishte mospërputhje datash. Por viti 2020 rezulton se mik të fortë paska Albert Dervishi, përderisa ata të Autoritetit rrezikojnë burgun për të mbrojtur “Filtrën”. Autoritetit bëhet një avokat i patundur i Dervishit.

Me vendimin nr.445, datë 15.9.2020, refuzon informacionin për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimin, me arsyetimin se Albert Dervishi ka vërtetim të marrë nga komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani (se çfarë u duhet këtyre kjo punë, ec e merre vesh).
Tani së fundmi, me vendimin nr.522, datë 5.10.2020, Autoriteti sërish ka mbrojtur Albert Dervishin, duke refuzuar dhënien e materialeve dokumentare të punëtorëve operativë të sigurimit Ali Anadolli dhe Qirjako Prifti. Pra, ndikimi i Xhavitit, drejtuesi real i Autoritetit, e bëri punën e vet.

Artikulli paraprakMegaaferë tjetër korruptive me parkun e energjisë diellore të Karavastasë, kushërira e Ramës merr 300 hektarë tokë në Karavasta
Artikulli tjetërNeurologët: COVID-19 mund të hyjë në tru përmes hundës