Kush është drejtori i Bashkisë së Durrësit që iu dogj “BMW X5” gjatë natës

Një automjet tip ‘BMW x5’ është djegur plotësisht gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.
Bëhet e ditur se makina është djegur plotësisht në afrësi të portit të këtij qyteti gjatë natës. Automjeti ishte në pronësi të Ardian Gurrës, drejtor i Arsimit pranë Bashkisë së Durrësit është djegur tërësisht gjatë natës. Makina BMW X5 ndodhej e parkuar në rrugën paralele me portin e Durrësit, kur u përfshi nga flakët.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Vetë Gurra është shprehuar se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje, apo për arsyet e autorëve.
Policia informon se ngjarja u regjistrua rreth mesnatës, (20.04.2018) në lagjen Nr.4 Durrës.
Makina ishte në pronësi të shtetasit A.G. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me portin ku mjeti ka qenë i parkuar.
Ekzistojne dy pista:
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak ka qenë një defekt në pjesën e kroskotit në automjet. bëhet e ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me djegie të qëllimshme, ndërsa nuk është identifikuar ende pronësia e automjetit të shkrumbuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSoros mbyll zyrat në Hungari, fitorja e Orban e shpërngul në Berlin
Artikulli tjetërProtestuesit rrethojnë Gjykatën në Shkodër: “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë qeveria”!