Kurdët shpallin fitoren në referendumin për pavarësi

Udhëheqësi kurd i Irakut, Masoud Barzani shpalli të martën fitoren në referendumin për pavarësinë dhe bëri thirrje për një “dialog” me autoritetet irakiane, të cilët e kanë hedhur poshtë votimin si jokushtetues.
“Në vend të ngacmimeve, le të kemi dialog për një të ardhme më të mirë”, tha ai, duke shtuar se, “negociatat janë rruga e drejtë për të zgjidhur problemet, jo kërcënimet apo gjuha e forcës”.
Të hënën, kurdët e Irakut votuan mbi një referendum për pavarësinë që u kundërshtua nga qeveria në Bagdad, si dhe nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Artikulli paraprakInterpoli miraton kërkesën palestineze për pranim
Artikulli tjetërÇfarë do të bëjë Merkel me të djathtën ekstreme?